Paralajmërimi i “frikshëm” i Ghetto Geasy-t për projektet e reja

Ghetto Geasy ka lajmëruar se është gati të sjellë diçka të madhe.

U mësua tashmë se Ghetto Geasy ishte duke punuar në studio muzikore për ‘hite’ të reja.

Kësaj radhe, reperi po sjell një album ndërsa më herët ka zbuluar edhe njërin prej bashkepunimeve, me rep artistin tjetër Majk.

Ai e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të disa Instastory aty ku i pyet fansat nëse duan që ai ta leshoi këngën e radhës.

Nuk e dimë se çfarë po paralajmërojnë saktësisht postimet e fundit të Getoarit në Instagram por mesazhi qe i qartë dhe i frikshëm.

“Eshtë koha për të ulëritur”, shkruan reperi pas fotove të një luani dhe një tigri të gjakosur në fytyrë.