Paralajmërimi i Faucit: Edhe kaq muaj do të duhet t’i bartim maskat

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se njerëzit do të duhet të mbajnë maskën edhe në muajt në vazhdim për të parandaluar Covid-19.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan ABC, Fauci ka theksuar se pas vaksinimit të 75 deri në 80 për qind të popullatës, përqindja e virusit në komunitet mund të zvogëlohet kështu disa masa të ashpra kundër COVID-19 mund të zbuten.

Megjithatë, epidemiologu amerikan ka shtuar se çdo zbutje e masave duhet të kryhet “gradualisht”, duke mos e rrezikuar jetën e qytetarëve.

Fauci ka siguruar qytetarët që Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për 600 milionë doza të vaksinave, mjaftueshëm për vaksinimin e të gjithëve me nga dy doza dhe atë deri në korrik të këtij viti.