Aksidenti tragjik

Paraburgim për pronarin e “Durmo Turs”

Shpejtësia dhe frenat në gjendje jo të rregullt, janë shkaktarët e aksidentit tragjik të autobusit në fshatin Llaskarcë, kurse tahografi ka qenë i manipuluar për të fshehur shpejtësinë reale të autobusit.

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor pronarit të kompanisë “Durmo Turs” dhe udhëheqësit të kontrollit teknik “Auto Moto Lidhja Gostivar”, ndërsa për njërin nga të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, raporton AlsatM.

Gjykata po shqyrton kërkesën e Prokurorisë edhe për tre të dyshuarit tjerë. Gjashtë personat e lartëpërmendur ndiqen penalisht për veprim kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion, kurse i dyshuari i shtatë për kryerje të detyrës në mënyrë të papërgjegjshme.

Në aksidentin që ka ndodhur më 13 shkurt në rrugën Tetovë-Shkup, nga rrokullisja e autobusit, kanë humbur jetën 15 udhëtar dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.