Para VV-së, Armend Muja u takua me Pal Lekajn për të aderuar në AAK

Analisti, Armend Muja ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, ku u prit nga kryetari Albin Kurti.

Aderimin e Mujës e ka prezantuar Kurti, me ç’rast tha fjalë të mëdha për të.

Kurti ka thënë se me Armendin njihet që moti, anipse ai deri tash paraqitej si analisti politik i pavarur.
Mirëpo, Muja nuk njihej vetëm me Kurtin. Ai kishte patur takime edhe me Pal Lekajn e AAK-së, me të cilin kishte diskutuar për një aderim të mundshëm në këtë parti.

Gazeta “Jepi zë” ka siguruar një video të takimit që Muja pati me Pal Lekajn në një restorant. Lokacioni i saktë, nuk është bërë i ditur.

Siç mësohet, transferi i Mujës tek AAK-ja u bë i pamundshëm për shkak të kushteve financiare që analisti kishte vendosur.