Foto

Para transmetimit të Eurovisionit, televizioni belg dënoi Izraelin: Ata po shkatërrojnë lirinë e medias

Para transmetimit të Eurovision Song Contest, televizioni belg shfaqi një mesazh që dënonte Izraelin, duke thënë se ata kishin arritur të shkatërronin lirinë e medias.

Në rrjetet sociale shikuesit e festivalit evropian nga Belgjika kanë ndarë mesazhin që u është shfaqur në ekran para transmetimit të spektaklit të dytë gjysmëfinal të Eurovizionit.

“Ky është një veprim sindikal. Ne dënojmë shkeljen e të drejtave të njeriut të shtetit të Izraelit. Për më tepër, Shteti i Izraelit shkatërron lirinë e medias, prandaj e ndërpresim transmetimin për një moment”, thuhet në mesazh.

Më poshtë shkruheshin mesazhet “ndalni zjarrin tani” dhe “ndaloni gjenocidin”.

Kujtojmë se të enjten mijëra njerëz në Malmo iu bashkuan protestave pro-palestineze kundër pjesëmarrjes së sivjetme të Izraelit në Eurovision.

Policia vlerësoi se rreth 5,000 njerëz morën pjesë në protestë, dhe atyre iu bashkua aktivistja e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg e veshur me shallin tradicional palestinez keffiyeh, i cili është bërë gjithashtu një simbol i rezistencës palestineze.