Para takimit të Osmanit me Escobarin e Lajçakun, ndalet rryma në Kuvend

Pak para takimit që do ta zhvillojë presidentja Vjosa Osmani me të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është ndalur rryma në Kuvendin e Kosovës.

Mungesa e energjisë elektrike ka vështirësuar edhe punën e gazetarëve e kameramanëve në këtë institucion, të cilët nuk kanë mundur ta përdorin ashensorin, shkruan EO.

Escobar e Lajçak po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, ku në ora 17:00 do të takohet me kryeminist