Para se të reagojë për rastin në Drenas, Adelina Ismaili mllefoset me komentuesit në internet

Adelina Ismailit nuk po i besohet çfarë mendime po shprehin qytetarët për rastin e të miturës.

Diva e muzikës shqiptare, e cila njëherësh është treguar gjithmonë një grua e fuqishme e cila ka përkrahur femrat dhe ka qenë kundër padrejtësive, sigurisht se është prekur me rastin e rëndë të abuzimit të së miturës në Drenas.

Mirëpo, ajo ende nuk ka dhënë ndonjë mendim të sajin për këtë, shkruan Gazeta Express.

Por, rastin shumë të diskutuar, sidomos në rrjetet sociale Adelina e ka ndjekur me vëmendje dhe ka vërejtur një gjë aspak të mirë, mendimet e pakuptueshme të qytetarëve të Kosovës.

Me anë të një postimi këngëtarja ka shkruar se ka mbetur pa koment nga mendimet e qtetarëve.