Protestë

Para Kuvendit vendosen pika të reja për protestë në kohë pandemie

Pika të reja me ngjyrë të kuqe janë shënuar sërish nga aktivistët e shoqërisë civile, në rast të ndonjë proteste të mundshme para hapësirës së Kuvendit të Kosovës.

Në sheshin kryesor të Prishtinës, “Skënderbeu” ku ishin shënuar këto pika tashmë po qëndrojnë 120 karroca, me mesazhin që duhet të bëhet më shumë në respektimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, gjatë vikendit që lamë pas disa aktivistë të shoqërisë civile i kanë përforcuar sërish me ngjyrë të kuqe pikat e caktuar për protestë të mundshme në kohë pandemie në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo pas raportimeve se pikat janë larë dhe shlyer nga Komuna e Prishtinës.

Ndryshe,  javë më parë parë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA kanë mbajtur përcaktuan pikat për protestuesit e mundshëm në situatë pandemie.Përmes këtij aktiviteti, aktivistët shënjuan 448 pika për 448 protestues para Teatrit Kombëtar për të demonstruar një mënyrë të mundshme të zhvillimit të një proteste në situatë pandemie duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera.