Para Kurtit, Adem Hoxha komunikoi në ‘Viber’ edhe me ish-këshilltarin e Thaçit

Deputetit të Paritsë Unike Gorane, Adem Hoxha, i është fotografuar ekrani i telefonit nga Klan Kosova gjatë seancës së sotme parlamentare për zgjedhjen e presidentit.

Por Hoxha para se të komunikonte me Kurtin, ka biseduar edhe me një ish-këshilltar të Hashim Thaçit.

Në komunikimin në Viber shihet se ish-këshilltari i Thaçit, Aridjan Airfaj i kishte dëreguar një mesazh Hoxhes.

Arifaj i kishte dërguar konkretisht një link të një nga mediave të vendit, ku raportohej se Hoxha do të merrte pjesë në votim për presidentin.