Para Kryesisë, Mustafa takon ambasadorin e Gjermanisë

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka takuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Me të ka folur per dialogun mes Kosovës e Serbisë, e tutje Mustafa ka mbajtur mbledhjen me kryesinë e LDK’së
Lidhja Demokratike, në orën 14:00 ka nisur mbledhjen e kryesisë. E, para kësaj, kryetari i partisë e takoi ambasadorin gjerman, Christian Heldt.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili ishte i pranishëm në takim, shkroi në Facebook se Mustafa dhe Heldt folën për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Sot Kryetari Mustafa e takoi Ambasadorin Gjerman. U diskutua gjate per zhvillimet e fundit, ne vecanti lidhur me dialogun”, ka shkruar Hoti, transmeton Gazeta Express.

“LDK mbetet partnere e rendesishme e Gjermanise, CDU-se dhe Kancelares Merkel ne realizimin e agjendes per integrim euro-atlantik te Republikes se Kosoves”, thuhet tutje në postimin e Hotit.

Ndërkaq, po vazhdon mbledhja e kryesisë së LDK’së, të cilën po e drejton kryetari Mustafa.