Para betimit të Kryetarëve në Veri, Hovenier shkon te Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon takim me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në anën tjetër i par i qeverisë të mërkurën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefon Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ndër tjerash kanë biseduar për zgjedhjet në veri e po ashtu për zbatimin e Marrëveshjes Bazike me Serbinë.

RTV21 ka siguruar pamje nga arritja e Hovenier në ndërtesën e Qeverisë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës janë zhvilluar më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjeve në nëntor të vitit 2022, të kryetarëve që vijnë nga Lista Serbe e të cilët kishin vendosur që bashkë me votuesit serbë të bojkotojnë zgjedhjet.

Këtë të premte betimin si kryetar i ri para asambleistëve do ta bëjë, Erden Atiq i cili në zgjedhjet 23 prillit u zgjodh në krye të Mitrovicës Veriore.

E për të gjitha përgatitjet për këtë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal të kësaj komune, Nexhat Uglanin, tha se janë në fazën përfundimtare, sipas tij, edhe siguria është në nivel.

“Jemi në finalizim të kryerjës së detyrës për inaugurimin e kryetarit z,Erden Atiq edhe sot e kemi konsultimin me kryetarin për finalizimin dhe mbledhjen solemne që do të bëhet me 19 maj në orën 11:00, jemi në dijeni për qato rastet që mund të ndodh diçka eskalime, por ne jemi të përgatitur”, tha ai.

Që procesi në ditën e betimit të kryetarit Erden Atiq, do të përcillet pa ndonjë incident, plan operacional ka marrë edhe Policia e Kosovës në veri.

“Në aspektin e sigurisë, policia është e përgatitur plotësisht që inaugurimi të shkon në mënyrë të rregullt, jemi të përgatitur për të gjitha situatat planifikim policorë e kërkon një gjë të tillë, situata mund të them që tani është e qetë por e brishtë dhe ta shohim si do të shkon në ditët në vijim, cfarëdo situata që do të kemi policia është e përgatitur për të gjitha”, tha Veton Elshani zv.drejtor i drejorisë së policisë, Mitrovica e veriut.