Para ambasadorit Kosnett betohen vullnetarët e Korpusit të Paqes

38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë betuar sot në Kosovë.

Këta persona që vijnë nga vende të ndryshme të botës, do të kenë trajnime për 11 javë në gjuhë dhe kulturë si dhe do të shërbejnë kryesisht nëpër shkollat që kanë parashtruar kërkesa për ndihmë anë e mbanë Kosovës, për dy vjet.

Ata do të vendosen nëpër familjet shqiptare.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, falënderoi familjet kosovare dhe stafin e Korpusit të Paqes për punën që kanë bërë në mënyrë që vullnetarët të jenë këtu

“E kam privilegj që jam këtu, dua të falënderoj familjet kosovare, stafin e Korpusit të Paqes, stafin e ministrisë së arsimit, administrimit lokal që kanë bërë shumë që vullnetarët të jenë këtu. Nuk mund të bënim këtë pa miqtë kosovarë. Të punosh me korpusin e paqes është kënaqësi. Nga 2014 i kemi pasur mbi 220 vullnetarë qe kanë shërbyer në komunitet në lëmi të ndryshme. Kur unë dhe bashkëshortja ime vizitojmë vende te ndryshme në terren gjithmonë gjejmë kohë për të përshendetur vullnetarët e korpusit te paqes”.

“Colin Powell – Sekretar i shtetit atë kohë ka thënë se ne jemi më të fortë kur fytyra e Amerikës nuk është vetëm një ushtar por edhe një diplomat qe shpërndan paqe, ujë në fshat, dashuri e mësim”

” Djali ynë ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Filipine. Djali ynë ka kontribuar në komunitet duke përfaqësuar Amerikën,u kthye në shtëpi me plot ide te reja për të filluar jetën e tij më të përmbushur. Përvoja e juaj do t’iu pasuroj pavarësisht punës që do të bëni. Urime të gjithëve, ju falënderojmë për mundin dhe sakrificën që keni bërë dhe do të bëni”, ka thënë Kosnett.

Karen Scheuerer, Drejtoreshë për Program dhe Trajnime Shërbim në Korpus të Paqes, ka thënë se ky korpus zgjeron mundësi dhe horizonte jo vetëm për vullnetarët por edhe për banorët.

“Individët qe më kanë prekur zemrën time në Honduras në 2015. Bëhuni zemërgjerë, me komunitetet, familjet dhe studentët tuaj, dëgjoni dhe jeni zemërgjerë edhe me veten. Kur të dilni jashtë zonave tuaja konforme ku bëni edhe gabime por faleni veten dhe vazhdoni. Si amerikanë ne kemi një privilegj në këtë botë e veçanërisht në Kosovë, shfrytëzojeni këtë privilegj. Shumica nga ju nuk do të jeni më personi i njëjtë që kur jeni larguar nga Amerika para 10 jave. Viti, Krushë, Prizren, Kovaqec, Kamenicë, Batushë, Mitrovicë, Dragash, Ranillugë, Xërxë, Panorc, Vushtrri, Istog, Skendaraj, Ferizaj, Komoran, Slivovë, Sollagrazhdë, Mitroviceë, Drenas, Pejë, Bistrazhin, Klinë, Topanicë, Graçanicë, Vitomiricë, Kishnapole”, tha ajo.

Ndërkaq Darlene Grant – Drejtoreshë e Korpusit të Paqes në Kosovë, tha se një nga pozitat më të çmuara që një amerikan mund të mbajë është të jetë vullnetar i Korpusit të Paqes.

“Larg nga familjet shokët e tyre në Amerikë, tani janë të përgatitur të përballen me sfida derisa janë këtu në Kosovë. Ju po kontribuoni këtu për të bërë botën një vend më të mirë. Korpusi i paqes është themeluar me 1 mars 1961 me urdhër nga ish John Kennedy që kjo organizatë, mision zyrtarë për te ofruar zhvillimin ekonomik shoqëror jashtë vendit. Ne promovojmë një mirëkuptim shoqëror ekonomik jashtë Amerikës”.

“Duke jetuar nëpër familjet vendase,d o të hanë njëjtë, do të udhëtojnë me autobusët e njëjtë do të bëhet qytetarët më të mirë të komunitetit. Korpusi i paqes është shërbim mësimor, zbulim reciprok, për të kuptuar se çka na bën neve te veçantë dhe të ndryshëm. Ky shërbim është një nga vendimet më të rëndësishme të jetës suaj. Për të ardhur këtu duke lënë komoditetin në shtëpi, familjet e shokët për të shërbyer këtu në arsim, Kosova mund të jetë një mësues i fuqishëm. Besoj se edhe ju mund të jeni mësimdhënës, si resurs i fuqishëm i Amerikës”.

loading…