Kanë kaluar rreth 45 minuta prejse është paraparë të nisë seanca plenare për ditën e sotme në Kuvend.

Në të gjitha seancat e mbajtura muajve të fundit deputetët nuk kanë qenë të pranishëm me kohë në sallën e Kuvendit.

Pothuajse çdo seancë ka filluar me vonesë, jo vetëm 15 minuta ose gjysmë ore, por edhe mbi 1 orë.

E njëjta papërgjegjshmëri po vazhdon edhe sot.

Seanca, e cila është paraparë të fillojë në orën 11:00, është vazhdim i seancës së djeshme plenare.