Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur këtë të mërkurë takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Sipas Osmanit, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit.

“Presidentja Osmani do ta caktoj datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit brenda afateve ligjore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Por përderisa po bëhen përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve, njeriu kryesor përgjegjës për organizimin e tyre ka 10 ditë që nuk është në Kosovës.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi që nga data 13 nëntor nuk gjendet në Kosovë.

Ai pritet që të kthehet nga vizitat në Strasburg, Çeki e Zvicër tek të premten më 25 nëntor.

Po ashtu në Kosovë, zgjedhje të jashtëzakonshme do të mbahen më 18 dhjetor në katër komunat veriore të vendit.

Se po injorohen kryekëput zgjedhjet në veri dëshmojnë udhëtimet/vizitat jashtë vendit të Radoniqit.

Pra, njeriu që duhet t’i prijë organizimit të tyre, nuk ndodhet në Kosovë që nga 13 nëntori. Radoniqi jashtë vendit do të jetë pa shkëputje deri më 25 nëntor. Dita e fundit kur Radoniqi mori pjesë në takim zyrtar është ai me presidenten Vjosa Osmani kur u shpall data e këtyre zgjedhjeve. Prej 13-16 nëntor, Radoniqi ka qëndruar në Strasburg vetë i gjashti.

Sipas burimeve të Demokracia.com, Radoniqi nga data 16-18 nëntor ndodhet në Zvicër dhe më pas ai e vazhdon vizitën nga data 18 deri më 25 në Pragë. Megjithëkëtë, kjo si duket nuk po e shqetëson fare presidenten Osmani, ashtu siç ndodhi me ish-kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, e cila u shkarkua nga Osmani me arsyetimin se nuk ka pasur përgjegjshmëri institucionale dhe se gjoja nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur e polarizimeve politike, duke pamundësuar kështu balancin e nevojshëm në këtë organ.