Papa Francisko sëmuret pas mbështetjes që u jep njerëzve me koronavirus

Papa Francisko ka munguar në takimin me klerikët e Romës, sepse u sëmurë në mënyrë të papritur.

Nuk ka asnjë informatë nga Vatikani se si erdhi sëmundja e tij, por Papa u pa duke u kollitur tërë kohën gjatë një meshe të mërkurën. Dje, ai u tha të prekurve nga virusi: “Do të doja, përsëri të shpreh afërsinë time me ata që janë të prekur nga koronavirusi dhe atyre që kujdesen për ta”.

Virusi i quajtur edhe si Covid-19, arrit në Itali shumë shpejtë dhe ka përfshirë më shumë se 400 njerëz.

Roma ka tri raste, por të tri rastet janë shëruar. Papa kishte në program që të shkonte në bazilikën e Shën John Lateran që të takonte klerikët e Romës.