Papa Françesku nuk lejon asnjë që t’i puthë unazës (VIDEO)

Papa Françesku duket se dëshiron që të mbajë duart larg puthjeve të njerëzve.

Në rrjete sociale qarkullojnë disa imazhe ku ai e tërheq vazhdimisht dorën nga adhuruesit që tentonin të performonin veprimin tradicional të respektit në vendin e pelegrinazhit italian, i cili iu dedikua të hënën Shën Marisë.

Ai dukej i gatshëm që të priste çdo njeri, por i mbante larg unazës, një simbol i shenjtë i bashkimit të Papës në Kishë.

Video e tregon atë duke qeshur me edukatë ndërsa besimtarët gjunjëzohen para tij, por ndërsa secili prej tyre përpiqet të puthë unazën, ai menjëherë e heq dorën.