Panucci: Më vjen keq

Christian Panucci ka thënë se i vjen keq për humbjes që pësuan në udhëtim te Izraeli.

“Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Morëm një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq”, ka thënë Panucci pas ndeshjes.

“Ishte një top i gjatë dhe kur u ktheva pashë që po shkonte tek Hemed, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment. Thjesht kemi fjetur”, tha ai

“Është e vështirë të fitosh 3-0, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne ndërkohë, jemi jashtë”, ka shtuar më tej trajneri i Shqipërisë.