Pantina tregon çka synon në vazhdim PSD-ja

​Deputetja nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina ka thënë se pas votimit të projektligjit për pagat në sektorin publik, kanë synim që të barazojnë pagën minimale në sektorin privat me atë të sektorit publik.

Ndërkohë që votimin e projektligjit për pagat në sektorin publik e ka konsideruar fitore.

Pantina tha se me ligjin e votuar për pagat në sektorin privat nuk do të mund të abuzohet më me çështjen e pagave për këtë sektor.Ajo tha se fitore tjetër e konsiderojnë uljen e dallimit në mes të pagës më të lartë në sektorin publik dhe asaj më të ulët.