Shqipe Pantina

Pantina: Albin Kurti i ka shkelur të gjitha parimet, po lëviz nga konflikti në konflikt

Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Pantina ka folur lidhur me qeverisjen e dikur bashkëpartiakut, Albin Kurti.

Ajo në një intervistë për Front Online tha se nuk ka pritur kaq shumë dështime në këtë qeveri.

Pantina thotë se Kurti i ka shkelur të gjitha parimet.

Sipas Pantinës, synimi i kryeministrit është rritja e militantëve që e përkrahin e jo programin që ai përfaqëson.

“Nuk kam pritur që do të ketë kaq shumë dështime në Qeverinë ‘Kurti’. Është vështirë të thuhet parimet në të cilat ka besuar Kurti, i ka shkelur i ka ndërruar, është vështirë të themi se në çka beson ai a ka ndonjë vizion për këtë vend, krejt çka po bënë është duke lëvizur nga një konflikt në tjetrin dhe duke mundur të rrisë numrin e militantëve që e përkrahin atë si individ e jo idetë apo programin që ai përfaqëson se nuk kanë as program kjo qeveri”, përfundoi Pantina.