Panik jo, kujdes po!

Panik jo, kujdes po – është fjalia që e kam dëgjuar dhe hasur çdo kund këto ditë, por nuk e kemi parë duke u zbatuar.     

Jemi duke e përjetuar një pandemi globale ku shumë shtete janë në rrezik duke filluar nga Kina, e tani edhe në Evropë. Italia është shteti më i prekur në Evropë duke kaluar mbi një 1000 numrin e viktimave, e mbi 20 mijë të prekur. Në fillim u cilësua si një gjë jo serioze, kinse ne mund ta mundim, e kinse mediat po bëjnë panik për aryse të përfitimeve të tyre, jo asnjëherë, edhe në media punojnë persona të cilët kanë familje dhe kanë sjellje njerzore, e panikun do e shkaktonin edhe tek familjarët e tyre.

Por nuk mund të themi asgjë konkrete pasi tani po jetojmë në botën e teknologjise, dhe informatat barten për vetem disa sekonda, e ata që e bëjnë për përfitimet e tyre nuk mund t’i quajmë media e as gazetarë, pasi ata nuk kanë të bëjnë asgjë me gazetarinë, e me dezinformatat e tyre shkaktojnë huti dhe frikë të panevojshme tek opinoni publik.                           

Po e shkruaj këtë si një sqarim pasi që kjo pandemic e njohur si “COVID-19”, ka bërë që bota të shihet me një sy më ndryshe, ndoshta të kthehemi disa vite para, pasi këto vitet e fundit gjithçka që shihej tek njerëzimi është vetëm si të dukesh IN.

Por gjërat nuk duan shumë kohë, janë vetëm disa sekonda dhe gjithcka rrotullohet, është e njejta me informaten, andaj këtë dua ta lidh me punën e mediave dhe gjërat që duhen vlerësohen. Asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar mjekun dhe gazetarin pasi në një gjendje si kjo janë këto dyja që na mbajnë gjallë.

Nëse nuk do kishte media, nuk do kishte mjek, si do informoheshim si do kujdeseshim, si do ta vazhdonim ditën në një botë të errët, ata të cilët kanë kafiteri, kanë dyqane, ata të cilët kanë restaurante, klube, mund të i mbyllin dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpite e tyre, dhe prap do të cilsohej si një ditë normale, ngase kafenë mund ta pijmë edhe në shtëpi, edhe nëse një ditë nuk dalim për shopping prap do të ishte si një ditë normale. Por mjekët dhe gazetarët nuk e kanë këtë mundësi, pasi populli do të shuhej, edhe në luftë do të ishte e njëjta.

Andaj mesazhi që dua ta përçoj tek ju është se natyrisht se duhet të kemi kujdes, të mos rrezikojmë të tjerët pasi kjo sëmundje tani ka arritur edhe në Kosovë, me disa raste pozitive e duke vazhduar të rritet numri , por nuk duhet të shfrytëzojmë këtë gjendje në mënyre negative, dhe të shesim trimëri, sepse ne shqipëtaret sado shpirtmirë të jemi, e kemi edhe atë vetëbesimin e tepëruar që e shfrytëzojmë në vende të paduhura, në vende ku ka turma.

Të shtunën (dje) rreth orës 13 isha në Prishtinë, ndodhesha në lagjen Ulpiana dhe isha duke shkuar tek Interexi, kishte komunikacion, qytetarë pa masa mbrojtëse dhe të tjerët të cilët ishin në panik, që i dëgjoja duke ecur rrugës.

Edhe pse nga qeveria është shpallur gjendje e rrezikut, por jo gjendje e jashtzakonshme, dhe është dhënë urdhër të mbyllen lokalet, përveë barnatorëve dhe marketeve ushqimore, mirëpo ky urdhër nuk zbatohej siç duhej dhe qytetarët nuk kishin të vendosur masa mbrojtese. Kishte të pakët nga ta, kjo mbase në Prishtinë nuk është shënuar (ende) asnjë rast me “COVID-19”, por kur hyra në Interex kishte shumë e shumë qytetarë që po blinin gjëra ushqimore, radha ishte shumë e gjatë, e shumë nga ta duke blerë bukë në sasi mbase të tepëruar.

Në rregull është se duhet blerë gjëra ushqimore, sepse jemi në një gjendje të tillë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim, por jo në masë të tepruar, sepse nuk është sot për sot, duhet të mendojmë për nesër dhe për të tjerët.

Po këtë ditë isha edhe në një barnatore, ku kishte shumë e shumë persona duke pritur në radhë për të blerë barna, por çmimet ishin rritur dhe dëgjova një reagim nga një qytetar “qysh deri dje brufeni ka qenë 2. 50 centë, e sot qenka bërë 3 euro, për një ditë paskan hyp çmimet”. Kjo është ajo që po e them se nuk duhet shfrytëzuar këto raste në mënyrë negative, ajo çfarë duhet të bëjmë është të ndihmojmë njëri-tjetrin, dhe mos të bëhemi sikur nuk është duke ndodhure asgjë.

Mos t’i fyejmë mediat, mos t’i fyejmë doktorët, pasi ata bëjnë punën më të rëndë duke shpëtuar shumë jetë, e gazetarët duke e përçuar lajmin tek ju.

Andaj qytetarë të dashur, ju kisha lut që të keni kujdes të shtuar këto ditë, të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe nëse shihni gjëra të parregullta të kontaktoni në qendrat përkatese në mënyrë që kjo pandemi të mos rritet më shumë, por të ndalohet më shpejt. Atë thënien që e kam përmendur në fillim ta kujtoni edhe në fund.