Mantelbardhët nuk qenë të vetmit që u morën me qytetarët gjatë pandemisë.

Para se të infektuarit të kalonin nëpër duar të tyre, qytetarëve iu ndalua deri diku përhapja e virusit edhe nga pjesëtarët e policisë.

Këta ruajtën çdo cep të vendit duke punuar edhe përtej orarit të plotë tetë orësh.

Rreth tetë mijë pjesëtarë të policisë punuan nga 12 orë, veçmas gjatë muajve kur pjesa më e madhe e komunave veçse ishin karantinuar.

Institucionit për ruajtjen e rendit në vend iu vështirësua puna edhe më atëherë kur pandemia i preku edhe pjesëtarët e tij.