Pandemia në Shqipëri: Ulet numri i rasteve të reja me Covid-19, 16 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar  545 raste të reja me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 16 pacientë kanë humbur jetën, ndërkohë që ka edhe 397 të shëruar.

Viktimat janë “6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti,  të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Gjithësej janë kryer 2.026 testime.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.