“Pandemia e coronavirusit”, krizë në martesën e Kim Kardashian dhe Kanye West?

Ata festuan përvjetorin e gjashtë të martesës gjatë fundjavës.

Por, nuk ka qenë një ditë edhe aq e mirë për Kim Kardashian dhe Kanye West ndërsa po qëndrojmë akoma të izoluar për shkak të COVID-19.

Ylli televiziv, 39-vjeçe dhe reperi, 42-vjeçar raportohet se kanë qenë në ‘faqe të ndryshme’ këtë periudhë sipas një burimi të “Us Weekly”.

Çifti i fuqishëm kanë qenë të karantinuar nga coronavirusi me katër fëmijët e tyre – North, 6, Saint, 4, Chicago, 2 dhe Psalm, 12 muajsh – por nuk kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

“Nganjëherë ata janë në faqe të ndryshme. Ajo zgjohet herët dhe ushtron, ndërsa ai zgjohet vonë”, ka thënë burimi. “Kim është duke ushtruar gjithnjë dhe duke i bërë gjërat e saj. Kanye ka një kohë më të vështirë pasi nuk ka një rutinë si të Kim”.

Pavarësisht nga rrethanat të dy kanë bërë çmos që gjërat e tyre të funksionojnë si është më së miri.

E gjitha kjo vjen vetëm disa ditë pasi dyshja festuan përvjetorin e martesës dhe Kim ishte ajo që ndau buqetën me lule që Kanye ia dhuroi për ditën e tyre të rëndësishme.

Kjo po ashtu erdhi mes thashethemeve të shumta se marrëdhënia e çiftit me profil të lartë u përkeqësua pasi ata vazhdojnë të jenë të izoluar mes pandemisë së coronavirusit.