Pandemia botërore dhe efektet psikologjike tek njerëzit

Kosova dhe bota po përballen me sfidën që po cilësohet më e madhja pas luftës së dytë botërore, kundrejt armikut të padukshëm të njohur tashmë si koronavirusi.

Njerezit janë izoluar dhe kjo po shkaktonn depression tek ta. Si do të tejkalohet kjo situatë? Përpos problemeve që po pëson ekonomia, problem do të jetë edhe gjendja psikologjike e njerëëve për të cilët ka ndodhur një ndryshim radial në jetën e tyre, shkruan Ballkani.info.

Por, si duhet ta marrim këtë situatë? Si duhet të kujdesemi për vetën tonë gjatë kësaj krize? Psikokologu, Batjar Halili ka shpjeguar tërë këtë situatë nga perpsektiva psikologjike për Ballkanin.info.

Më poshtë mund ta lexoni efektet dhe këshillat psikologjike për ta tejkalaur sa më mirë këtë fazë pandemie nga psikologu, Batjar Halili

Përgjatë historisë së zhvillimit njerëzor, njerëzit kanë pasur gjithmonë frikë nga sëmundjet të cilave nuk ka qenë e mundur që t`u gjendej ilaçi dhe që kanë kërcënuar jetën. Epidemia më e frikshme me të cilën po përballet njerëzimi në ditët që po jetojmë është epidemia e virusit korona që u shfaq së pari në Kinë, duke shkaktuar edhe pandeminë botërore me të cilën po përballemi të gjithë, nga secili cep i botës.  Edhe pse në fillim na u duk larg Kosovës , duke e menduar “hë se është në Kinë”, sot ka depërtuar në çdo anë të botës, mirëpo veç vdekshmërisë ajo ka arritur të prekë njerëzit edhe në aspektin psikologjik në një mënyrë shumë negative dhe të fortë .

Sidoqoftë, pas njoftimit të Ministrië së Shëndetësisë, përhapja e kësaj pandemie dhe mbërritja e saj edhe tek ne, në Kosovë, shkaktoi panik tek popullata dhe shkaktoi një gjendje të rënduar psikologjike te një pjesë e madhe e saj.

Nga ana tjetër kur shikojmë shpeshtësinë e përdorimit të rrjeteve sociale, dhe në mënyrë të veçnatë e burimeve të pasigurta të informacionit, mund të vëmë re që njerëzit vazhdimisht janë të ekspozuar shumë ndaj informacioneve të gabuara, të ekzagjeruara dhe të pasakta në lidhje me pandeminë. Ndërsa pamjet e përbashkëta dhe artikujt e shkruar për këtë temë krijojnë një nivel të lartë stresi, frike, paniku dhe ankthi tek njerëzit; fobi, rritje të shqetësimeve të gjumit, probleme me të ushqyerit dhe mendime obsesive.

Kështu, sjelljet e tilla si; shmangia e hyrjes në mjedise të mbushura me njerëz, mospërdorimi  i transportit publik dhe mosarritja e përqëndrimit në punën e tyre, filluan të zhvillohen me ritëm shumë të shpejtë nga dita në ditë. Në fakt, numri i njerëzve që mund të ndjekin punën e tyre nga shtëpia po rritet dita ditës. Janë bërë përpjekje që të mos largohemi nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur. Si rezultat, njerëzit kanë vështirësi në mirëmbajtjen e rutinave të tyre të përditshme, dhe kjo duket se po bie dita ditës duke parë që numri i të infektuarve po rritet, por jo dhe një vetëdijesim i plotë., pasi shpesh ne hasim edhe në individë që pavarësisht përkeqësimit serioz të situatës, nuk janë në gjendje të perceptojnë rrezikshmërinë që ju kanoset nëse ata vazhdojnë të kryejnë veprime që lidhen me jetën dhe përditsahmërinë e tyre normale.

Pra, cila është e saktë?

A do të ndikojë vërtet në psikologjinë tonë negativisht, nëse sjellim kufizime të tilla në jetën tonë?

A duhet të frikësohemi?

A duhet të jemi të qetë?

Si anë pozitive, ankthi i tepërt dhe frika na shtyjnë të mësojmë më shumë rreth virusit, dhe për këtë arsye ne jemi të prirur që të gjejmë mënyra për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të vetes.

Por një nga gjërat që njerëzit i frikëson më shumë është pasiguria. Fakti që ende nuk ka shërim për virusin, ndërkohë që ne vazhdojmë të dëgjojmë që vdekjet po rriten dita ditës në shumë vende, gjithashtu duke parë në vendin tonë, po krijohet një frikë serioze nga vdekja. Për ta parandaluar këtë dhe për t`u mbrojtur psikologjikisht, duhet të rrisim vetëdijen për epideminë.

Para së gjithash, duhet të dalim nga gjendja e panikut dhe të pranojmë situatën, duke filluar që të marrim masa të vetëdijshme. Nëse mendoni se nuk mund ta kapërceni në asnjë mënyrë, mos e lini pas dore mundësinë e të kërkuarit mbështetje psikologjike nga një specialist.

Çfarë duhet të bëjmë?

Nëse nuk keni ide për epideminë, duhet të jeni të vetëdijshëm për të hyrë në informacione të hollësishme në lidhje me koronavirusin e ri (covid-19) të publikuar nga faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë. Injoranca dhe mungesa e informacionit mund të shkaktojë më shumë frikë tek njeriu.

Ju duhet të kujdeseni për shëndetin dhe higjenën tuaj.

Duhet të keni dezinfektues xhepi me vete, doreza dhe maskë.

– Ju duhet të hiqni dorë nga përshëndetja e puthjes dhe shtrëngimi i dorës, që është në zakonet tona, për një kohë.

Duhet të shmangni artikujt negativë ose lajmet e rreme të publikuara në mediat sociale.

Duhet të përpiqeni të mos ndikoni dhe të trembni njëri-tjetrin duke folur negativisht për temën me njerëzit përreth jush.

Duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me bisedat që bëni me fëmijët. Nëse ai sheh se jeni i shqetësuar dhe i frikësuar, fëmija juaj do të fillojë të frikësohet.

Duhet të jepni një informacion të shkurtër dhe konçiz në lidhje me temën në përputhje me moshën e fëmijës tuaj. Sepse heshtja, frika, paniku apo kurioziteti juaj do të shkaktojë më shumë ankth dhe shqetësim tek fëmijët tuaj. /Ballkani.info/