Lutfi Haziri

‘PAN dhe PSD i bënë LDK-së kontrabandë politike; Anuluan befasisht takimin e përbashkët në Tiranë’

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike, ka thënë se PAN dhe PSD bënë kontrabandë politike karshi LDK-së për unitet sa i përket rezolutës për Dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Haziri ka folur në Info Magazine se si erdhi deri tek mbetja jashtë e LDK-së nga ekipi negociator në procesin e dialogut në Bruksel.

”Gjatë gjithë vitit kemi ofruar debat të brendshëm, për të bërë listim të proceseve më të rëndësishme në mënyrë që me i përballuar”.

”Gjithnjë në tryeza na u janë përmend numrat, nëse i kemi numrat. Tryeza e dytë ka qenë nga Shoqëria Civile më neutrale, ku i afroi deputetët, partitë politike, ekspertët, për të gjetur një mënyrë të përbashkët dhe kjo ka dështuar”.

”Në ditën që është votuar rezoluta ka qenë takimi i dakorduar në Tiranë mes partive politike dhe shoqërive civile për të bërë përpjekje për unitet të përbashkët, ndërsa të premten vonë është anuluar”.
”Sepse është ftuar kryesia dhe kanë thënë është arritur pajtueshmëria. Që për ne ka qenë një lloj kontrabande politike”.

”Organizatorët na njoftuan të premten vonë që për shkak të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Kjo ka qenë e natyrshme, e dija se ishte përgatitur dhe është bërë kompromis mes PAN-it dhe PSD-së dhe si e tillë kjo ndodhi kështu”.

”Ata që e kanë përsëritë gjatë gjithë verës që nëse keni verës nëse i keni numrat në rrëzoni nëse jo ne vazhdojmë kështu”.

”Është ndërtuar një rezolutë mbi bazë të numrave të gjetur. Udhëheqja e PSD-së janë numra të gjetur. Me mençuri e PSD e ka luajtur rolin e LDK-së, atyre iu është dashur me cdo kusht t’i zhagis zgjedhjet dhe dy kanë dashur të tregojnë që LDK nuk është partia e vetme stabilizuese për vendin”.

”Historia e afërme ka treguar qartë se pa LDK-në nuk përmbyllet asnjë proces. Kemi ofruar edhe dokument i cili mund të jetë afrues për dialog në Kuvend të Kosovës”.

”Ai dokument është lexuar kujdesshëm, ndërsa ata kanë zgjedh PSD-në jo neve. Me vet faktin se kanë zgjedhur PSD-në ata kanë zgjedh numra”.