Pamjet të pa para deri më tash, momenti kur Ziadin Sela rrahet brutalit në Parlamentin e Maqedonisë VIDEO

Tri vjet më parë në Parlamentin e Maqedonisë kishte shpërthyer dhuna, ku kriminelët maqedonas të mbështetur nga Gruveski, ishin futur brenda hapësirave të Kuvendit.

Aty më së keqti e kishte pësuar Ziadin Sela, lideri i Alternativës shqiptare, parti kjo që garon në zgjedhjet e së mërkurës në Maqedoni, shkruan Ballkani.info.

Sela ishte përgjakur deri në alivanosje dhe ishte mrekulli se si ai kishte shpëtuar i gjallë.

Deri më tash ishin publikuar vetëm pamjet ku Sela tërhiqej zvarrë nga disa persona, por sot InStory i ka publikuar pamjet që për herë të parë shfaqen për publikun. Këto pamje tregojnë momentin e sulmit ndaj Selës dhe rrahjes brutale që atij i bëhet nga maqedonasit.

Dhuna e përgjakshme kishte ndodhur ditën kur kryetar i Kuvendit u zgjodh për herë të parë një shqiptar, Talat Xhaferi. /Ballkani.info/