CR7

Pamjet nga brenda stadiumit tregojnë se sa i veçantë ishte goli i Ronaldos ndaj Al Duhail

Pamjet nga brenda stadiumit apo tribuna tregojnë se sa i veçantë ishte goli i parë i Cristiano Ronaldos kundër Al Duhail të martën mbrëma.

Ronaldo shënoi një dygolësh teksa Al Nassr mundi Al Duhail me rezultat 4-3 në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Anderson Talisca dhe Sadio Mane i dhanë Al Nassr një epërsi 2-0 përpara se pesë herë fituesi i Topit të Artë të hynte në aksion.

Vetëm pas një ore lojë, Ronaldo shënoi për 3-0, duke befasuar të gjithë me një goditje të fortë nga distanca në këndin e sipërm.

Goli i tij ishte edhe më mbresëlënës duke pasur parasysh se ishte me këmbën e tij më të dobët, atë të majtën.

Por, goli mahnitës i Ronaldos duket edhe më i mirë nga brenda stadiumit Al Awwal Park.

Një fans ka kapur momentin e magjisë së 38-vjeçarit nga brenda dhe dëshmon se sa madhështor ishte ky gol.