Australi

Pamjet mahnitëse kur gorilla miqësore e kopshtit zoologjik, ndihmon zogun e plagosur të fluturojë

Ky është momenti i mrekullueshëm ku një gorillë miqësor i mbyllur në një kopsht zoologjik, përpiqet të ndihmojë një zog të plagosur, të fluturojë.

Pamjet janë kapur në një kopsht zoologjik në New South Wales në Australi, më 17 nëntor. Gorilla e madhe shihet ndërsa shkon drejt zogut të plagosur dhe shtrihet në bar me te, me gjeste miqesore.

Gorilla vë kokën në toke dhe shikon zogun e vogël, ndërsa e prek atë butë për të mos e lënduar. Ajo më pas e shtyn atë butësisht, në një përpjekje për ta ndihmuar të fluturojë, por përpjekjet dështojnë.

Personi që filmoi momentin e përshkroi atë si të mrekullueshëm ndërsa tha: “Ishte e mahnitshme të shihje një kafshë kaq të madhe të sillej aq butësisht. Ajo shkoi te zogu dhe u përpoq ta ndihmonte të fluturonte. Pasi përpjekjet dështuan, u largua, por pa e lënduar zogun”.

Shpërndaje