Pamjet kur tre persona në Pejë u rrahën edhe në lumë

Në një përleshje fizike, që ka ndodhur këtë të shtunë në Pejë, janë përfshirë tre persona, njëri prej të cilëve ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Rrahja ka ndodhur tek “Ura e Gurit”, kurse, sipas një videoje që ka qarkulluar në rrjetet sociale, rrahja ka vazhduar edhe në lumë

Rastin e ka  konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për rastin në orën 16:10. Tre persona janë të përfshirë në rrahje, njëri nga ta ka marrë tretman mjekësor dhe tutje po hetohet për rastin”, tha Gashi.