Pamjet kur një grua tenton të hidhet nga ballkoni në Vlorë, e shpëton burri (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke u përpjekur të hidhet nga ballkoni i pallatit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Orizi”, por pamjet nga ngjarja tronditëse janë bërë publike vetëm sot.

Ashtu siç shihet edhe në foton e mëposhtme, gruaja ka tentuar të hidhet nga ballkoni i pallatit ku jetonte.

Gruaja nuk ka mundur ta kryej veprimin fatal, pasi burri i saj ka ndërhyrë menjëherë, duke e kapur pa rënë nga lartësia. Fatmirësisht ndërhyrja e tij ka qenë e menjëhershme,raporton Shekulli.

Ai ka arritur ta kapë nga duart gruan dhe pas disa minutash rezistencë e force bashkëshorti ka mundur ta shpëtoj atë.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar gruan që të ndërmarrë një vendim të tillë, por kalimtarët kanë treguar se janë terrorizuar nga pamjet në vendin e ngjarjes.

loading…