Pamjet e papara ndonjëherë, reshjet rrëzojnë murin e shtëpisë në Rahovec

Reshjet që kishin vazhduar me ditë të tëra në tërë Kosovën kanë sjellë vërshime në secilin vend.

Një ndër vendet e prekura është edhe komuna e Rahovecit.

Në një foto dërguar në redaksinë e Ballkanit.info., shihet se një mur i shtëpisë në Rahovec është rrëzuar i tëri nga reshjet e shumta.

Sipas informatave të redaksisë, këtë shtëpi e ka vizituar edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, mirëpo ende nuk dihet nëse komuna i ka ofruar ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.

Fotot më poshtë: