Nisin talljet

Pamjet e episodit më të trishtë të Vuçiqit në Davos: Video nga takimi ku presidenti serb u bë horë!

Në llogarinë zyrtare në YouTube të Presidentit të Maqedonisë së Veriut është publikuar një video nga fillimi i panelit kushtuar Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet mend, ndër të tjera, për rregullimin e karrigeve, përkatësisht do të mbahet mend për pozitën e zënë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fotoja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq nga paneli për Ballkanin Perëndimor në Davos shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale një ditë më parë pasi Vuçiq ishte ulur veç të gjithë liderëve, i vetëm.

Tash për tash nuk dihet se si ka ardhur ky rregullim i ndenjëseve, nëse ka dashur të veçohet presidenti i Serbisë apo ka mbetur pa karrige në rreshtin ku janë të gjithë të tjerët.

Fotoja tregon të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, në llogarinë e të cilit në YouTube është publikuar edhe një video e takimit.

Pjesëmarrësit e panelit diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit, krijimin e kushteve për nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve, si dhe u theksua domosdoshmëria e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të ngrira, njofton agjencia Beta.

Në margjinat e samitit një ditë më parë, Vuçiq është takuar ndër të tjera me Lajçakun, ndërsa Lajçak ka njoftuar në Twitter se ka pasur një bisedë të mirë me Kurtin.

Çfarë ka thënë Vuçiq dhe çfarë thonë përdoruesit e rrjeteve sociale

Një përdorues i rrjetit social Twitter ka theksuar se ka dallim mes mënyrës se si trajtohet Vuçiq jashtë Serbisë dhe si trajtohet ai në Serbi.

Natyrisht, ka pasur edhe komente tallëse’: