Pamjet e aksidentit në Veternik, ku vetura goditi pesë persona

Më 27 shtator 2021 kishte ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në Veterik, ku një veturë kishte goditu pesë këmbësorë.

Si pasojë e këtij aksidenti këmbësorët kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e këtij aksidenti të rëndë, të kapura nga kamerat e sigurisë ku shihet momenti kur vetura godet këmbësorët.