PAMJE/ Zjarri afrohet shumë afër shtëpive në Nec të Gjakovës

Zjarri i madh këto ditë ka prekur disa qytete të Kosovës, duke kirjuar edhe dëme të konsiderushme.

Ballkani.info ka siguruar një video ku zjarri i madh është afruar afër shtëpive në Nec të Gjakovës.

Siç shihet në video, Policia ka dal në vendin e ngjarjës së bashku me qytetarët, njofton Ballkani.info

Kujtojm se sot është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Siç raporton Policia e Kosovës, një person ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.