Pamje: U lodh nga ankesat e shefit, punëtorja ia vë flakën depos

Një punëtore e pakënaqur dyshohet se ia ka vënë flakën një depoje karburantesh në të cilën punonte, në Tajlandë, për shkak se ishte e lodhur nga ankesat e shefit, duke thënë se ai po i shkaktonte stres.

Ann Sriya, 38 vjeçe, besohet ia furi flakën një cope letre dhe e hodhi atë afër një rezervuari me karburant, duke shkaktuar zjarr që e përfshiu depon “Prapakorn Oil” në provincën Pathom më 29 nëntor.

Ajo u arrestua dhe u rrëfye për zjarrvënien e qëllimshme, duke pretenduar se veprën e ka bërë duke qenë e shtyrë nga punëdhënësi, Pipat ungprapakorn, i cili, sipas saj, i ka shkaktuar stres, tha policia.

Pamjet nga kamerat e sigurisë e shfaqin zonjës Sriya, e cila ishte udhëheqëse e depos, duke ecur me diçka që duket si copë letre në dorë para se të fshihej prapa një vargu rezervuarësh, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Raportohet se zjarri u shpërnda shpejt për shkak të materialit të ndezshëm dhe shkaktoi dëme në vlerën e 900.000 funteve.