Pamje trishtuese nga Aeroporti i Kabulit, panik dhe të shtëna armësh pas pushimit të talibanëve

Talibanët janë futur në pallatin presidencial në Kabul të Afganistanit, ku pritet së shpejti që para mijëra luftëtarëve që do të mblidhen të shpallin zyrtarisht “Emiratet Islamike të Afganistanit”.

Në fakt- talibanët pas largimit të ish-presidentit Ashraf Ghani, që aktualisht është në ekzil dhe që sot gjatë ditës dha dorëheqje për të ndaluar gjakderdhjen në vendlindjen e tij – tabilanët kanë vendosur që të festojnë.

Ata ia mësynë pallatit, shëtitën nëpër kabinetin e Ghanit dhe më pas filluan pozimet në momentin që ata e kishin pritur hiq më pak se 20 vite, që kur ushtria amerikane dhe NATO mori kontrollin duke i dëbuar nga qytetet e mëdha.

Ndërsa në anën tjetër vazhdon kriza në Aeroportin e Kabulit, shkruan Ballkani.info.

Në pamjet e publikuara së fundit shihen njerëzit në panik derisa dëshirojnë të largohen nga vendi.

Po ashtu dëgjohen edhe të shtëna armësh.