Pamje të tmerrshme nga Parisi (VIDEO)

Në protestën e “jelekëve të verdhë” në Paris ka ardhur deri tek përleshja e demonstruesve dhe policisë, kurse njërit nga protestuesit i është dëmtuar dora rëndë.

Sipas mediave që raportuan nga vendi i ngjarjes, një burrë ka marrë lëndime të rënda gjatë shpërthimit të një granate që e kanë hedhur pjesëtarët e policisë, transmeton Ballkani.info.

Thuhet se deri te incidenti ka ardhur kur policia ka tentuar të parandalojë protestuesit që të shkojnë në drejtim të Kuvendit Kombëtar.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, është lënduar edhe një fotoreporter.

Aktivistët e “jelekëve të verdhë” të cilët nga nëntori i kanë nxjerrë në rrugë mijëra njerëz, tash po tentojnë që politikisht të organizohen, por në lëvizje nuk mbretëron uniteti dhe nuk kanë lider. /Ballkani.info/