Shumë të lënduar

Pamje të tmerrshme nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë ku vdiq një grua (FOTO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë më saktësisht në fshatin Penuhë.

Si pasojë e këtij aksidenti fillimisht kanë mbetur të lënduar tetë persona. Pak kohë më pas një grua ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Ne këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njeri nga të lënduarit (femër) nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Ballkani.info ju sjellë fotografi nga vendi i ngjarjes, ky dy vetura shihen gati krejtësisht të shkatërruara.