PAMJE TË RËNDA: Zhvarrosin kokat e të vdekurve dhe vallëzojnë me to në dorë

Një festival shumë i pazakontë Hindu në Bardhaman, Indi është krijuar për të falënderuar dhe adhuruat zotat Hindu që ata të iu sjellin fat të mirë njerëzve.

Njihet si festivali Gajan dhe zgjatë një javë. Ky festival zë vend në Indi dhe në Bengal perëndimor. Të gjithë banorët e qytetit vishen me rroba me ngjyra të ndezura dhe i mbajnë kafkat në duar lart kokës për të mbledhur sa më shumë njerëz rreth e rrotull.

Ata që marrin pjesë në këtë festival që mbahet çdo vit në prill gjithashtu bartin shpata.Image

Personat që mbajnë kafat duket të vishen me lule dhe vendosin një lloj kapele me ngjyra të ndezura.

Pamja e mirë tërheq më shumë njerëz nga komuniteti lokal që mblidhen për të shikuar ritualin dhe bëjnë fotografi të personave të devotshëm ndaj zotave.

Festivali Gajan është i shoqëruar me zotat Hindu SHIVA, Neel dhe Dharmaraj. Fotot e bëra gjatë festivalit shfaqin besimtarët duke mbajtur kafkat që shpesh janë të lyera me ngjyra.Image

Edhe pse ata që mbajnë kafkat nuk duket se e kanë fare problem, disa njerëz nga turma zakonisht ndjehen paksa të shqetësuar nga kjo gjë, sidomos fëmijët.

Kjo traditë 100 vjeçare ka për qëllim të adhurohen trupat e të vdekurve, për të kënaqur zotin Shiva, i cili do të iu dhuroj reshje dhe shi në mënyrë që ata të kenë vjelje sa më të mira dhe sa më shumë ushqim.

Gjatë festivalit Gajan, shërbehet ushqim dhe pije, luhet muzike dhe gjithashtu disa japin shfaqje me zjarr.Image