Pamje ‘të rënda’ për fansat e Real Madridit: Shpërthen festa në dhomat e zhveshjes të Barcelonës

Barcelona e deklasoi mbrëmë Real Madridin në “El Clasico” duke fituar 4:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Gjiganti katalunas dominoi fund e krye ndaj madrilenëve, të cilët u treguan të pafuqishëm dhe të humbur pa lojtarin e tyre kryesor, Karim Benzema.

Pierre-Emerick Aubameyang i realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Ronald Araujo e Ferran Torres.

E festa e katalunasve ka vazhduar edhe pas lojë në dhomat e zhveshjes.

“Blaugrana” e kanë postuar një video në rrjetet sociale ku shihet festa e çmendur e lojtarëve në deshatore.

“Videoja më e mirë që do at shihni sot. Edhe ‘lele’ ose ‘lala’ kur vjen nga Barça është gjëja më e mirë që mund të jetë”, ka shkruar gjiganti katalunas.

Për më tepër, ju lëmë ta ndiqni festën e lojtarëve dhe të stafit të Barçës në dhomën e zhveshjes.

VIDEO