Një anëtar i bordit të një shkolle në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është goditur me grusht në fytyrë gjatë një takimi të tensionuar të martën në mbrëmje rreth vendimit të shkollës për ta nxjerrë në pension maskotën e shkollës. 

Mediat e huaja shkruajnë se të pranishmit ndërhyjnë për ta ndalur përleshjen.

Takimi i Bordit të Edukimit të Glastonbury u mbajt brenda auditorit të Glastonbury High School.

Burri që shihet duke e goditur anëtarin e bordit e kishte marrë fjalën më herët dhe dëshmitarët thanë se ai mund të ishte i zemëruar, sepse Ray McFall, që kishte për detyrë t’i informonte folësit se kur u mbaron koha e fjalës, ia ndërpreu fjalën atij. Dëshmitarët shtuan gjithashtu se McFall shkoi në audiencë për t’u përballur me burrin.

Policia është duke e hetuar rastin, por deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

WATCH: Violence derails Glastonbury Board of Education meeting https://t.co/AMgmJCon2d

— FOX61 (@FOX61News) December 15, 2021