Pamje të rënda| Kafshohet nga qentë një grua në Drenas

Qytetarja A.A., (emër i njohur për redaksinë), në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është sulmuar rëndë nga qentë endacakë në Drenas.

Rastin në Gazetën Express e ka raportuar një familjare e viktimës, teksa njofton se gruaja që u sulmua nga qentë endacakë është duke marrë trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:25, teksa viktima po shkonte në punë.

Sipas familjares së saj rastin e kanë raportuar në polici dhe në komunë, por kjo e fundit nuk e ka marrë parasysh.

Kujdes, pamjet janë të rënda:

Prej vitesh Kosova ballafaqohet me problemin e qenve endacakë, ku qytetarët shpesh herë sulmohen rëndë.