Pamje të rënda/ Dy vajza rrahin një të mitur

Mediat në Shqipëri kanë publikuar një video ku shihen disa vajza duke e rrahur një vajzë të mitur.

Në video shihen dy vajza të mitura duke e rrahur një vajzë tjetër, po ashtu e mitur, ndërsa dy vajza tjera dhe dy djem të mitur qëndrojnë duke shikuar.

Nuk dihet saktësisht se në cilin vend ka ndodhur rrahja.

Mirëpo, vajza e mitur fillimisht sulmohet me grushte, pastaj kapet nga flokët dhe zvarritet shkallëve.