Pamje të reja nga përleshja e nëndegës së LDK-së në Mati 1 (VIDEO)

Përleshjet në zgjedhjet e brendshme të LDK-së nuk kanë të ndalur.

Pas përplasjeve në qytetet e tjera, përleshje verbale ka pasur edhe në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Dje Ballkani.info ka raportuar se ka pasur përleshje mes disa pjesëtarëve të zyrtarëve të LDK-së, në nëndegën ‘Mati 1’ ku po mbahej kuvendi i kësaj nëndege.

Sipas burimeve të Ballkani.info, thuhet se përleshja ka ndodhur në mes të njerëzve të afërt të Hazir Borovcit dhe Arban Abrashit.

Bazuar në informacionet e siguruara deri më tani, thuhet se përkrahësit e Hazir Borovcit nuk i kanë lejuar të hyjnë në proces njerëzit e Arban Abrashit, duke iu mbyllur derën. /Ballkani.info

Pamje të reja të përleshjes së djeshme: