Dragodan

Pamje të reja nga djegia e pallatit 3 katësh në ‘Arbëri’, një person i lënduar

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha ka bërë të ditur se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për fikjen e zjarrit.

“Është pranuar një informacion për zjarr në Prishtinë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Arbëri. Policia ka reaguar dhe menjëherë janë informuar njësite të zjarrfikësve, për reagim në fikjen e zjarrit. Pas raportimeve shtesë do të bëhen të ditura informacione të tjera”, tha Hoxha.

Ende nuk dihet shkaktari i këtij zjarri.

Pamje nga vendi i ngjarjes: