SHBA

Pamje | Si u lëkund Statuja e Lirisë nga tërmeti në New York

Një tërmet me shkallë 4.8 ka goditur New Yorkun të premten.

Epiqendra ishte afër New Jerseyt, në një zonë rreth 60 kilometra nga qyteti i New Yorkut.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërmetet janë të rralla.

Autoritetet e New Yorkut, kanë thënë se infrastruktura në këtë zonë po rishikohet për dëme të mundshme. 

Tani kanë dalë pamje të dridhjeve të tokës në këtë zonë. Kamera e sigurisë ka kapur edhe momentin e tërmetit te Statuja e famshme e Lirisë.