Pamjet nga masakra në qytetin Bucha të Ukrainës e kryer nga rusët, ka shkaktuar tronditje në të gjithë botën. Plotë 280 persona janë varrosur deri tani, të cilët u vranë brutalisht nga rusët derisa po tërhiqeshin nga atje.
Qyteti ukrainas Bucha ishte në duart e ushtrisë pushtuese për disa javë, teksa më në fund ata u tërhoqën tërësisht nga rrethina e kryeqytetit.
Vazhdimisht kishte raportime se civilët vendas po ekzekutoheshin në mënyrë arbitrare”, ndërsa pas çlirimit dolën pamjet ku disa civilë shihen me duar të lidhura pas shpine, trupat e tyre të shpërndarë nëpër rrugët e qytetit.
Ndërsa së fundi janë publikuar edhe pamjet nga mënyra e ekzekutimit të civilëve të pafajshëm ukrainas nga forcat ruse gjatë tërheqjes nga ky qytet.
Në video shihen civil të mbyllur brenda një podrumi, të lidhur me duar prapa, të cilët më pas thuhet se u ekzekutuan me plumba në kokë.
Bucha, Ukraine.
— .Вінтерфелл. (@Wizard_Severus) April 3, 2022
Ferocity beyond words.
Russian terrorists had locked people in that basement, tied their hands behind, and killed them with a shot in the head. As you see, those people were just civilians – they had no uniforms. @eucopresident @BorisJohnson @OlafScholz @POTUS pic.twitter.com/40IMT8LsIg
Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës i postoi këto pamje duke e quajtur aktin si ‘gjenocid’.
Reagime pati edhe nga jashtë Ukrainës, me kryediplomaten britanike Truss e cila tha:”Jam e tmerruar nga mizoritë në Bucha dhe qytete të tjera në Ukrainë. Raportet për forcat ruse që sulmojnë civilët e pafajshëm janë të neveritshme.”







