Pamje| Rrahje brutale mes disa personave në fshatin Halabak, dyshohet se sherri nisi shkaku i ndërrimit të imamit

Një përleshje brutale ka ndodhur sonte në fshatin Halabak të Podujevës, ku janë përfshirë disa persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakënaqësive lidhur me ndërrimin e imamit, të xhamisë së fshatit.

Po ashtu Sinjali ka siguruar edhe pamjet e rënda të njërit prej viktimave të rastit, i cili ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e përleshjes.

328074189 717378909881907 6822026967850525415 n

Sipas burimeve, palët e përfshira tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në stacion policor, ku po intervistohen nga hetuesit lidhur me rastin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.