Disa vatra të zjarrit janë shfaqur orëve të fundit tek zona e Tunelit të Kalimashit.
Vatrat e zjarrit janë shfaqur tek pjesa hyrëse e tunelit në drejtim të Kosovës.
Ekipet e zjarrfiksave në momentin ku janë shkrepur fotografitë nuk u panë në vendin e ngjarjes.
Vatra të zjarrit u shfaqën edhe në pjesët tjera të Shqipërisë, ku një vatër më e madhe u pa edhe në rrethinën e Lezhës.









