Pamje që tregojnë se si hajnat po vjedhin veturat në Britani të Madhe

Të paktën 300 vetura janë vjedhur në Britani çdo ditë – por vetëm 0.6 për qind e vjedhjeve rezultojnë me dënime.

Sipas mediave britanike, policia tha që 106.229 automjete u vodhën vitin e kaluar, një rritje prej 50 për qind në gjashtë vjet, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare.

Por Ministria e Drejtësisë tha se vetëm 666 shkelësit u shpallën fajtorë, nga të cilët 243 u burgosën.

Kjo do të thotë që 99.4 për qind e hajdutëve të makinave i shpëtojnë drejtësisë – dhe nga numri i vogël i dërguar në burg, shumica ishin jashtë brenda nëntë muajsh.

Por çfarë vënë në pah mediat britanike është fakti se shumë makina moderne nuk kanë nevojë të zhbllokohen fizikisht kur pronari dëshiron të hap derën – falë teknologjisë së re.

Për të vjedhur një veturë të tillë, një hajdut qëndron përkrah saj me një transmetues ndërsa një tjetër lëviz me një përforcues të vogël rreth perimetrit të shtëpisë së pronarit, derisa të zbulojë një sinjal nga çelësi i makinës brenda.

Dhe kjo vjedhje, sipas Daily Mail, medium që ka publikuar pamje që tregojnë vjedhjen e një veture Mercedes mund të zgjasë vetëm 60 sekonda.